Receta, ja si të bëni Wafle me Çokollatë

Një ëmbëlsirë është gjithmonë një ide e mirë për një pasdite të ëmbël. Kësaj here ne ju sugjerojmë waffle me çokollatë.

Përbërësit: 200 gr miell, 100 gr miell misri, 10 gr sheqer, 2 vezë, 500 ml litra qumësht, 30 gr vaj, Çokokrem, 10 gr sodë bukë dhe kripë

Përgatitja: Në fillim rrahim vezët me sheqerin derisa të shkrijë. Shtojmë qumështin dhe vajin dhe vazhdojmë t’i përziejmë. Ndërkohë në një tas përziejmë miellin e grurit me sodën e bukës, kripën dhe miellin e misrit. I hedhim ato tek vezët e rrahura dhe i përziejmë ngadalë, derisa të krijohet një masë homogjeni brumi, jo e fortë, por e lëngshme. Paralelisht vendosim tostierën të nxehet në temperaturë maksimale. Hedhim brumin në tostierë dhe e lëmë të piqet. E vendosim në pjatë, e presim në copa dhe e lyejmë sipër me çokokrem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button