Khedira: Shpresoj të jem gati për Kampionatin Botëror

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Sami Khedira është shumë optimist se do të rikuperohet në kohë për fazën finale të La Ligas dhe për Botërorin e Brazilit

Khedira dëmtoi ligamentet e gjurit në nëntor të vitit të kaluar dhe prej atëher nuk është paraqitur në fushë, por ai shpreson se për dy ose tre javë do t’i bashkohet skuadrës.

“Shumë është e mundeshme që brenda dy apo tri javësh të filloj stërvitjet me skuadrën. Jam person optimist, por nuk do ti bëj vetes presion”.

“Po bëj krejt atë që më thonë trajnerët dhe fizioterapistët. Nuk shqetësohem se çfarë do të ndodhë në periudhë dymujore”.

“Nëse nuk arrij në Kampionatin Botëror, do të zhgënjehem. Akoma po luftoj dhe gjithçka është në favorin tim”, ishin fjalët e Khediras./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button