Forcat izraelite arrestojnë 10 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë të shtunën në Bregun Perëndimor kanë arrestuar dhjetë palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se palestinezët janë arrestuar në qytetet Hebron dhe Betlehem.

Theksohet se palestinezët janë arrestuar për shkak të “akuzave se kanë prishur rendin publik, dhe kanë marrë pjesë në dhunën kundër civilëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë”.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Izraelit shpesh herë hyjnë nëpër shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku për arsye të ndryshe arrestojnë palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button