LSDM: Skandali i radhës! Qeveria vjedh miliona euro për autostradë

Projekti Demir Kapi -Smokvicë fsheh një skandal të madh, ku përfshihet qeveria dhe kompania greke Aktor, fituesja e tenderit. Kështu kanë denoncuar sot nga partia opozitare LSDM. Zëdhënësi i partisë Petre Shilegov akuzoi se për autostradën janë marrë para në dorë, në mënyrë të paligjshme. Edhe sipas dokumentacionit që ka siguruar opozita, janë tërhequr para deri në 3 500 000 euro, që paraqet 11% të shumës që kompania ka paguar.

 “I tërheqin persona fizikë, shtetas të Republikës së Greqisë, të cilët nga datat 1 deri në 10 të çdo muaji, hyjnë qëllimisht në vendin tonë, dhe që nga ana tjetër, nuk janë të angazhuar aspak në ndërtimin e autostradës. Ata vijnë me autobus, në bankën e Negotinë, tërheqin paratë në euro, ia dorëzojnë ato në hapësirat e bankës një tjetër personi, e pastaj, me autobusë largohen për në Greqi”, u shpreh Petre Shilegov, LSDM, transmeton Alsat.

Për më pak se një vit, në Maqedoni kanë hyrë për këtë qëllim, 96 shtetas grek, dhe sipas Shilegovit, 9 prej tyre kanë mbiemra të njëjtë. Personave, përmes arkës së bankës së Negotinës, iu janë paguar paratë në dorë, në bazë të një kontrateje në vepër ose si honorar nga kompania greke Aktor.

“Gjatë çdo pagese, afër atij që tërheq paratë, e pranishme është Atina Zioga, kontabiliste e kompanisë Aktor, të cilës sipas informacioneve tona, i jepen paratë e marra. Shumat e tërhequra, janë nga 20 mijë,, 40 mijë dhe deri në 90 mijë euro. Madje,  ka edhe transkaksione të menjëhershme me shuma mbi 120 000 euro”, tha Petre Shilegov, LSDM.

Paraprakisht, opozita ka kërkuar përgjigje edhe p0ër shumën që do të harxhohet për ndërtimin e autostradës Demir Kapi-Smokvicë, për të cilën VMRO DPMNE, iu kundërpërgjigj Shilegovit, se ai mban konferencë për shtyp, në bazë të akuzave të pabaza. Gjithë procedura e furnizimeve publike është koordinuar nga Delegacionit i VBE-së dhe trupat rregullatorë të saj, të cilët nuk kanë asnjë vërejtje deri tani për procesin./ Alsat – M

Lajme të ngjashme

Back to top button