Malajzi: Janë parë mbetjet e mundshme të aeroplanit të zhdukur

Autoriteti i Aviacionit Civil të Vietnamit thotë se një aeroplan i marinës së këtij vendi i ka vërejtur mbetjet e mundshme të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, i cili u zhduk të shtunën me 239 njerëz.

Megjithatë, Autoriteti i Aviacionit Civil tha se ishte shumë errësirë për të pasur siguri se objekti i vërejtur në ujërat e detit në jug të Vietnamit, ishte pjesë e aeroplanit të zhdukur.

Autoritetet kanë thënë se do të dërgohen më tepër aeroplanë për të zhvilluar hetime në këtë hapësirë nesër në mëngjes.

Aeroplani i udhëtarëve, që fluturonte nga Kuala Lumpuri në Pekin, ishte zhdukur nga radarët diku në det ndërmjet Malajzisë dhe Vietnamit. / REL

Lajme të ngjashme

Back to top button