fbpx

KM Liria me 5 kampionë

Në Prilep është zhvilluar sot kampionati i Maqedonisë në mundje për kadet, kurse KM Liria edhe njëherë dëshmoi se nuk ka konkurrencë në këtë kategori duke fituar 5 vende të para, 2 vende të dyta dhe një të tretë, kurse në konkurrencë ekipore shpallet kampion.

Medalje të arta fituan: Shaip Brava (42kg), Elmedin Sejfullahu (50kg), Samir Rexhepi (54kg), Jasin Sejfuli (58kg) dhe Feta Osmani (63kg).

Të argjend fituan Halit Osmani (42kg) dhe Minir Rexhepi (54kg), kurse me bronz u desh të pajtohet Nadri Bardhi (46kg).

I  kënaqur nga ky sukses ishte edhe kryetari i klubit Betim Vrenezi si dhe stafi teknik me trajnerët Sedat Baftiu, Sofijan Ismaili e Lulzim Vrenezi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button