Gjermania tregon mirëkuptim për ritet islame

Në një marrëveshje të rrallë të parlamentit të zonës gjermane Baden-Württemberg, të gjitha grupet parlamentare miratuan anulimin e ligjit që i detyronte muslimanët për t’i varrosur të vdekurit e tyre në arkivol. Të gjithë folësit vlerësuan draftin e ligjit të ri për varrim dhe këtë projekt e vlerësuan si hap të madh drejt integrimit.

Zëvendës presidenti i Partisë Social Demokrate, Thomas Reusch-Frey pohoi duke thënë se çështja ka të bëjë me tolerancën dhe vlerësimin. Ai gjithashtu theksoi se duhet të lejohet që muslimanët t’i varrosin të vdekurit e tyre sipas ligjit islamik në qefin si dhe duhet të hiqet periudha e pritjes prej jo më pak se 48 orë mes vdekjes dhe varrimit. /krenaria.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button