“Sopoti”, Këshilli i Prokurorëve vendos të martën

Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Petar Anevski sërish u ankua për obstruksione nga Prokuroria Speciale. Ai tha se Katica Janeva e nënçmon Këshillin, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë për takim të sërishëm me të. Për të martën Anevski paralajmëroi edhe seancën në të cilën do të shqyrtohet puna e Prokurorisë Speciale, njofton Alsat M.

Deri tek ata ka mbërritur edhe parashtresa nga U.D kryetare e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajlova e cila është ankuar ndaj sjelljes në seancë të Janevës dhe Fetait për shuplakat e porositura dhe dhunë në komunën Qendër, ku akuzuari i parë është ish kryeministri Nikola Gruevski. Këshilli të martën do të shqyrtojë edhe dy raste tjera.

Këshilli i prokurorëve pret sqarim se pse Specialja ka hequr dorë nga aktakuza për puçin ku i akuzuar ishte lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Parashtresa për ligjshmërinë e tërheqjes së aktakuzës për “Puçin” deri tek ata mbërriti nga MPB-ja. Deri tani nuk ka informacion nëse Prokuroria Speciale do të jetë e ftuar të marrë pjesë në seancën e Këshillit që do të mbahet të martën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button