Irani me sukses e testoi sistemin kundërajror rus C-300

Irani me sukses e testoi sistemin për mbrojtje kundërajrore nga prodhimi rus C-300, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Testimi është kryer gjatë stërvitjes së fundit të armatës iraniane nën emrin “Damvand”, sipas majës më të lartë malore në Iran.

Rrezet e veprimit të C-300 janë deri në 200 kilometra, ndërsa sistemi mund njëkohësisht të ndjekë dhe qëlloj më shumë caqe.

Rusia i dërgoi C-300 Iranit në vitin 2016, pothuajse dhjetë vjet pasi u nënshkrua marrëveshje fillestare.

Irani në vitin 2007 nënshkroi kontratë blerje në vlerë prej 800 milionë dollarësh, por Rusia tre vjet më vonë e pezulloi dërgesën për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të SHBA-së dhe Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button