TV kanalet ruse kanë filluar të transmetojnë në Krime të Ukrainës
Kanalet televizive ruse kanë filluar të transmetojnë në Krime të Ukrainës, në frekuencat e mëparshme të kompanive televizive të Ukrainës.
Sinjalet tokësore të këtyre kompanive televizive ishin shkëputur gjatë pak ditëve të kaluara.
Kanalet televizive ruse, përfshirë Rossiya 22, që është pronë e shtetit, dhe transmetuesin ushtarak Zvezda, tash do të japin program në frekuencat që para pak ditësh ishin përdorë nga kompanitë televizive ukrainase.
Transmetimet e të gjitha kompanive televizive të Ukrainës janë ndalur sot në mëngjes.
Nuk ka pasur komente zyrtare nga autoritetet pro-ruse të vetëshpallura të Krimesë lidhur me këtë zhvillim.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka kërkuar përfundimin e menjëhershëm të asaj që e quajti “censurë ekstreme, ndalje të mediave dhe sulme dhe keqtrajtim të gazetarëve”.