Tramp e akuzoi Obamën se i ka përgjuar telefonin
Presidenti amerikan Donald Tramp e akuzoi paraardhësin e tij Barak Obama se i ka përgjuar telefonin gjatë fushatës të vitit të kaluar, duke mos ofruar asnjë lloj argumenti për këto konfirmime, njoftuan mediat franceze.
“Vë bast se një avokat i mirë mund të bëjë një rast të shkëlqyer me faktin se presidenti Obama në tetor e ka përgjuar telefonin tim, pak para zgjedhjeve”, shkruan Tramp në Tuiter.
“Sa poshtë ka rënë presienti Obama që të më përgjojë telefonin gjatë procesit të shenjtë zgjedhor. Kështu është Nikson/Votergejt. Njeri i keq (ose i sëmurë)”, shkroi Tramp edhe në një tuit të tijin.