Ademi: Përfundoi koha e vojvodëve dhe vasalëve

Në Forumin e të Rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti tha se BDI kërkon legjitimitetin për ta përfaqësuar dinjitetin për ta çuar përpara amanetin.

“Ne do të punojmë që të dështojë procesi i zgjedhjeve presidenciale. BDI ka ndarë mendjen dhe ne e vendosëm në tavolinë idenë e presidentit konsenzual por dukshëm kjo nuk funksionoi. Por nuk do të funksionojë as kandidati i atyre. Nëse zgjidhet Ivanovi, nga ajo ditë që do të zgjidhet ne çdo ditë do ta kontestojmë legjitimitetin e tij deri sa ta realizojmë idenë tonë” tha mes tjerash Ahmeti.

Duke iu referuar kandidaturës së PDSH-së, zoti Ahmeti ka thënë se pjesëmarrja në proces e PDSH-së, nuk e zbeh idenë e BDI-së për kandidatin konsensual, ndërsa ka shprehur keqardhjen e tij që partia e Thaçit është larguar nga ky koncept dhe ka zgjedhur të marrë pjesë në një proces jolegjitim dhe të padobishëm.

“Mendoj se idenë, platformën, idenë, filozofinë tonë, kandidatura e oponentit tonë nuk e zbeh. Ajo nuk e zvogëlon idenë e madhe të BDI-së dhe ideja e saj është shumë më e dobishme, shumë më frytdhënëse sesa një kandidaturë për president nga zoti Menduh Thaçi. Andaj unë do të doja të mos ishin ata pjesë e këtij procesi të parëndësishëm dhe t’i bashkohen idesë dhe platformës së BDI-së, por ata u shkëputën nga kjo ide, ata hynë në një proces të parëndësishëm për shqiptarët, i pavlefshëm për shqiptarët. Por kjo ne nuk ka shkurajon, nuk na kthen pas, por përkundrazi. Ne jemi ende më të fortë, më të guximshëm, në drejtim të promovimit, të lartësimit të idesë të shqiptarëve…dhe unë mendoj se kjo ide do t’i bëjë shqiptarët edhe më të rëndësishëm në jetën politike të vendit”, tha Ahmeti.


Ali Ahmeti

Ademi: Përfundoi koha e vojvodëve dhe vasalëve

Sekretari gjeneral i kësaj partie Abdylaqim Ademi para të pranishme tha se edhe në këto zgjedhje BDI do ti mposhtë të gjithë kundërshtarët.

“Dëgjojmë për kombinatorika kohëve të fundit, për njëfarë qeverie të re. Ata harrojnë se kush do të del fitues, ata harrojnë se fituesin e zgjedhin qytetarët shqiptar. Përfundoi koha e vasalëve, vojvodëve dhe partnerit strategjik. Ne jemi gati dhe fitorja është e jona” tha Ademi.

Ai më tej u shpreh se BDI do të kërkojë në këto zgjedhje presidenciale mos të votohet asnjë nga kandidatët.

“Në këtë mënyrë nuk do të legjitimohet presidenti. Ne do ta promovojmë  presidentin konsenzual në terren. Zgjedhjet e 27 prillit do ta definojnë të ardhmen e shqiptarëve” tha Ademi.

Mehmeti: BDI nuk i trajton çështjet e shqiptarëve dukë ngrënë sushi

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti foli para të pranishmëve duke ironizuar takimin e Menduh Thaçit me Sasho Mijallkov.

“BDI përmirësoi statusin politik dhe jetën e shqiptarëve. Partia jonë dhe Ali Ahmeti asnjëherë nuk i kanë trajtuar çështjet e shqiptarëve duke ngrënë pica apo sushi” tha Mehmeti.

Ajo gjithashtu përmendi dhe paraqitjen e Flora Kadriut në emisionin e Milenkos duke folur në shumës për gjithë analistët.

“Mos u habitni kush do të shikoni çfarëdo debati apo analisti të cilësdo gjini që përpiqen ta sharmojnë apo ti vardisen Gruevskit. BDI asnjëherë nuk e ka bërë këtë. Kjo parti nuk i tradhëton shqiptarët dhe asnjëherë nuk e ka shpallur dikë si bashkëopunëtor të shërbimeve sekrete dhe tradhtarë. BDI këtë asnjëherë nuk do ta bëjë.” tha mes tjerash Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button