Kur je i vogël, bëhu inteligjent

Zhvillimi ekonomik i një  vendi është  proces jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe multidimensional i cili është  i kushtëzuar nga ndikimi i njëkohshëm dhe paralel i shumë  faktorëve të  natyrës ekonomike dhe joekonomike.  Tregues tjetër më  sintetik i aktivitetit ekonomik të  një  vendi është  Prodhimi Bruto i Brendshëm (GDP) dhe është  domethënëse të  ketë  tendenca rritje në  afat të  gjatë  kohor.

Por, si janë  tendencat e Maqedonisë  në  funksion  të  rritjes së  zhvillimit të  vendit?! Realisht, Maqedonia nuk e ka sistemin bankar të  Zvicrës, vajin e Norvegjisë , kapacitetin intelektual të  Japonisë , resurset natyrore te Kuvajtit dhe si rrjedhojë  nuk  mund të  ngjallim “optimizëm fiktiv” se një  ditë  edhe ne do të  kemi një  mirë qenie dhe standard jete sikurse shtetet e lartë përmendura. Por, prapë se prapë edhe në  mungesë  të  “resurseve unike” qe posedojnë  shtetet tjera, Maqedonia mund të  kompensojë  në  forma tjera. 

Bota njeh shumë  shtete të  vogla, që  në  aspekt të  zhvillimit ekonomik kanë  dhënë  rezultatet spektakolare dhe kanë  dëshmuar se sindroma e shtetit të  vogël tejkalohet me sukses. Gjykoj se forma më  e favorshme aktualisht në  Maqedoni  për të  “lëvizur dhëmbë zorin (e ndryshkur) ekonomike” është  thithja e investime te huaja.  Efektet nga investimet e huaja do të  jenë  të  theksuara, por të  të  veçanta janë : në  fuqinë  punëtore, duke shtuar më  shumë  mundësi punësimi dhe paga më  të  larta, me disponibilitetin e burimeve financiare dhe në  flukset investuese,  mbi konsumatorët në  formën e çmimeve më  të  ulëta, mbi qeverinë  në  të  ardhura më  të  larta nga taksat. 

Por, objektivi parësor i çdo investitori është  maksimizimi i profitit dhe efektet më  të  mëdha nga rikthimi i investimit. Parakushti esencial për thithje të  investimeve është  një  klimë  e favorshme dhe funksionale në  kontekst të  stabilitetin makroekonomik, stabilitetit politik, normativë  të  interesit, sigurimit të  pronës. Banka Qendrore si autoriteti monetar zyrtar i një vendi, duhet të  përdor instrumentet e politikës monetare në  arritjen e objektivit për stabilitet të  çmimeve dhe uljen e normës së  interesit. Gjithsesi të  ketë  të  sinkronizim adekuat mes politikes fiskale dhe asaj monetare. Kurse Qeveria, gjithsesi të  implikojë   në  sigurinë  gjenerale. 

Në  instancë  të  fundit forcën politike, e cakton forca ekonomike. Prandaj, një  ekonomi e fortë domethënë edhe impakt në  aspekt politik.  

Një  fjalë  thotë  ‘Kur nuk e di çka të  bësh, shiko se çka bëjnë  të  tjerët’ edhe Maqedonia si nje shtet post-komunist, patjetër duhet të  implementojë  politika që  çojnë  drejt një  demokratizimin struktural dhe definitivisht të  kemi një  ekonomi funksionale të  tregut. 

Mbaj qëndrim se nga krijimi i kushteve optimale dhe thithja e investimeve do të  jep indikacione në  indikatorët makreoenomik, me çka rrjedhimisht do kemi rritja të  standardit të  jetesës, kur dihet se standardi i jetës është  i lidhur ngushtë me kualitetin e jetës.

Lajme të ngjashme

Back to top button