(FOTO) Pendarovski në mesin e esnafëve të Çarshisë së vjetër të Shkupit

Kanidati i LSDM-së, për president, Stevo Pendarovski në mëngjesin e sotëm ka pirë kafe në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Ai është njohur me problemet që kanë pronarët e dyqaneve, duke shprehur përkrahjen e tij.


Pendarovski tha se Çarshia e Vjetër e Shkupit është pjesë e pandashme e jetës së tij. Ai ka qenë rritur aty pranë dhe madje, vitet më të mira të jetës së tij i ka kaluar pikërisht në këtë pjesë të qytetit.


 ‘Mua më shohin këtu, pavarësisht fushatave dhe zgjedhjeve. Unë vij këtu shpesh, të paktën një herë në javë, dal nëpër Çarshi dhe më vjen mirë që Çarshia e Shkupit po ringjallet. Kur isha i ri, ky vend ishte pjesa më e mirë e qytetit. Po e shoh se ngadalë po i kthehet shkëlqimi dhe kjo gjë na gëzon të gjithëve. Pavarësisht çfarë do të bëhet më tej, Çarshia do të mbetet pjesë e jetës time’, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Lajme të ngjashme

Back to top button