PRSD për mandatin: Gjorge, jepja Majës!

Pasi kryetari i shtetit Ivanov ka refuzuar për t’i dhënë mandatin për të formuar qeverinë, liderit të LSDM-Zoran Zaev, Partia e Re Socialdemorkate, presidenti i së cilës është Tito Petkovski i ka dërguar një letër të hapur, tepër interesante, Ivanovit, transmeton Gazeta Express.

Letra është postuar në faqen zyrtare të partisë PRSD, e cila i propozon presidentit që të përfundojë misionin e tij historik në një mënyrë origjinale, përkatësisht të ndjek rrugën e presidentit të Azerbejxhanit, Ilhan Aliev, i cili e ka emëruar gruan e tij si nënkryetare të vendit, dhe ta emërojë bashkëshorten e tij, Maja Ivanova, si mandatare për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button