Një person shtiret si pedofil, për të dhënë një mësim të madh

Një nënë amerikane donte që t’i jepte të birit një mësim të mirë lidhur me rrezikun e pedofilisë online, duke u bashkuar bashkë me aktivistin e YouTube, Coby Persin, pasi ishte shumë e shqetësuar për sigurinë online të djalit Thomas.

Nëna i dha leje Persin që të shtirej sikur ishte një vajzë adoleshente dhe të tërhiqte djalin në shtëpinë e tij, për të parë se si do reagonte, transmeton Noa.al.
Thomas pranoi të shkojë në shtëpinë e ‘vajzës’, por aty u përball me një surprizë të cilën as nuk e priste.

Kur Thomas hyri në shtëpi dhe po priste “vajzën”, dy meshkuj hynë në dhomë me paruke në kokë. Njëri prej dy burrave mbylli derën dhe më pas të dy sulen drejt Thomas, e hedhin në divan duke tentuar që ta përdhunojnë.

Ai bërtet “Ndihmë. Më Lini. Ndihmë!”

Fatmirësisht bëhet fjalë për thjesht dhe vetëm një shaka, dhe më pas hyn nëna e tij.

“Sa herë të kam thënë të mos flasësh me të panjohur në internet?”, i thotë ajo.

Video që noa.al e sjell më poshtë u përhap me shpejtësi të madhe, duke marrë reagime nga më të ndryshmet. Ka nga ata që e cilësojnë si një mësim të mirë për të riun, ashtu sikundër të tjerë e komentojnë si një mënyrë të egër për të edukuar djalin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button