Asambleja Qendrore e PDSH-së, ja lista e deputetëve të kësaj partie

Asambleja Qendrore e PDSH-së sot në ndërtesën e komunës së Tetovës mbajti seancë në të cilën duhej të verifikoheshin listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Para fillimit të takimit kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionet se pas zgjedhjeve parlamentare mundet që të vijë edhe ndryshimi i partnerëve të koalicionit qeveritar tha se pret me të vërtetë që PDSH-ja të fitojë te shqiptarët në këto zgjedhje.

“Nëse ndodh kjo do të ketë freski në qeverinë e re, do të ketë dinamikë të re dhe shpresoj se do të ndodhin shumë gjëra pozitive për vendin”, deklaroi Thaçi.

Televizioni Koha mëson se në njësinë zgjedhore numër 6 bartës liste do të jetë kryetari i partisë Menduh Thaçi i ndjekur nga nënkryetari Ernad Fejzullahu, Merale Ferati, Imer Aliu, Gazmend Aliu, Sadije Iljazi.

Në njësin numër 1 bartës liste do të jetë deputeti aktual Bekim Fazliu i ndjekur ka ish kandidati për kryetar komune në Çair, Muhamed Thaçi.

Në njësinë numër 2 bartës liste do të jetë deputeti aktual, Orhan Ibrahimi i ndjekur ka ish kandidati për kryetar komune në Likovë, Murtezan Idrizi.

Në njësinë numër 5, bartës liste do të jetë Zija Jonuzi i ndjekur nga Idris Istrefi.

Emrat e bartësve dhe kandidatëve të tjerë do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

Lajme të ngjashme

Back to top button