Afërdita Dreshaj ndjehet e kompletuar

Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, e cila para pak kohësh ka pranuar lidhjen e saj me çekun Jakub Kind, duket se po jeton ditët më të bukur të dashurisë.

Vetë këngëtarja e modelja me prejardhje nga Mali i Zi në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ ka treguar se po ndjehet e kompletuar.

‘I’m Completle’, kishte shkruar Afërdita ndërsa pranë mbishkrimit ka postuar një foto ku shihet ajo bashkë me të dashurin e saj.

Ndërkaq Dreshaj, ndonëse nuk po paralajmëron se është duke punuar në ndonjë këngë të re, duket se ajo ka vendosur të shijojë çdo gjë të bukur që po i sjell jeta e saj motive.

Lajme të ngjashme

Back to top button