Zyrtarët e BDI-së takohen me mërgimtarët shqiptarë në Itali dhe Zvicër

Pas përfundimit të turit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryetari i Çairit, Izet Mexhiti dhe ai i Kërçovës, Fatmir Dehari janë nisur në cilësinë e përfaqësuesve të BDI-së drejt Italisë dhe Zvicrës. 

Mexhiti dhe Dehari sot e nesër do të takojnë mërgimtarët shqiptarë atje, përpara të cilëve do të prezantojnë kandidatin për deputet të BDI-së për Evropën, Ismail Beluli.

Ndryshe, siç dihet, vizita e dy zyrtarëve të BDI-së është në funksion të mobilizimit të mërgimtarëve shqiptarë, për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button