Shtohen tensionet në Krime, grupe proruse rrahin me kamxhik aktivistë proukrainas

Situata në gadishullin e Krimesë po përkeqësohet dita-ditës. Raportimet nga mediat botërore na tregojnë çdo ditë nga një zhvillim të ri, por që fatkeqësisht zhvillimet janë negative, pasi nxisin përkeqësimin e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrianës.

Ditën e sotme është shënuar një tjetër konflikt në Sevastopol, ku protestues proukrainas janë rrahur nga grupe proruse. BBC raporton se një reporter i saj ka qenë i pranishëm në skenën e dhunshme, ku grupet proruse kanë rrahur dhe torturuar me kamxhikë një grup aktivistësh proukrainas, të cilët kishin dalë në sheh për të protestuar kundër ndërhyrjes ruse në Krime. 

Trupat ruse dhe ato të Aleatëve që ndodhen në gadishullin e Krimesë, tashmë janë de-facto nën kontrollin e rajonit autonom ukrainas, i cili shumë shpejt pritet të mbajë një referendum, me anë të të cilit forcat proruse në Krime pretendojnë që ky rajon të ndahet nga Ukraina dhe të bashkohet me Rusinë. 

Por mbajtja e një referendumi të tillë është cilësuar si antikushtetues nga Kievi, dhe presidenti i përkohshëm i Ukrainës Oleksandr Turchynov ka firmosur para pak ditësh një dekret, i cili anulon mbajtjen e referendumit të 16 marsit në rajonin e Krimesë. Turchynov u shpreh i bindur se Parlamenti i Ukrainës do të mbrojë njësinë territoriale të vendit të vet dhe nuk do të lejojë që të mbahet asnjë referendum në Krime./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button