Interi ofron 12 milionë euro për Hernandez

Nga fjalët te veprat. Presidenti i Interit, Eric Thohir duket i papërmbajtshëm në merkato pasi është pranë blerjes së një tjetër lojtari që aktivizohet në Premier League.

Për të mbajtur premtimin e dhënë ndaj tifozëve, të cilëve u ka premtuar një skuadër të fortë si në Itali ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar, mandati malajzian kërkon të shkëpusë një tjetër lojtar nga Manchester United.

David Moyes ka gati një listë me të gjithë lojtarët që nuk hyjnë në planet e tij dhe njëri prej tyre është edhe sulmuesi meksikan që nuk po gjen hapësira, prandaj Thohir bën një ofertë konkrete, duke u afruar me qëndrimin e “Djajve të kuq” për lojtarin amerikano-latin, transmeton Supersport.

12 milionë euro ofron presidenti zikaltër për të transferuar në Appiano Gentile “Chicariton”, ndërsa nga ishulli vjen një përgjigje që lë rrugë për bisedime të mëtejshme. Manchester United kërkon 3 milionë më shumë por rruga e mesme mes shoqërive mund të gjendet, duke parë edhe marrëdhëniet e mira që ka Thohir me aksionerët e klubit anglez.

Pak ditë më parë, Interi zyrtarizoi mbrojtësin Nemaja Vidic, i cili do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit për të ndjekur një aventurë të re në Milano.

Gjithsesi, në rastin e meksikanit situata duket më e komplikuar, pasi në garë për Hernandez është edhe Valencia dhe në këtë pikë do të jetë dëshira e lojtarit ajo që do të japë vulën përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button