fbpx

Çetnikët: E humbëm Kosovën, por Krimenë nuk e japim

Vullnetaret çetnik nga Serbia të cilët i janë bashkangjitur rezervave vullnetare të ushtrisë edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e ushtrisë së Krimesë.

Paraprakisht në Serbi ishin të gatshëm vullnetarisht të shkonin në Krime, nëse do të kishte nevojë.

Njësiti çetnik është vënë nën komandën e Ataman Timura, urdhëruesi kozak nga Don dhe i realizojnë të gjitha detyrat si edhe kozakët e tjerë vullnetarë.

“Ne dhe kozakët jemi njëjtë si serbët dhe rusët, jo vëllezër, por më shumë se aq. Ata neve na thonë rus të vegjël ne u themi serbë të mëdhenj. Erdhëm këtu me thirrjen e tyre, ashtu siç edhe ata shumë herë u përgjigjen në hallin tonë. Nuk ishte ajo vetëm në të kaluarën për çështjen e Kosovës, kjo ka ndodhur gjatë gjithë historisë”, thotë Bratisllav Zhivkoviq, komandant i çetnikeve.

Back to top button