Gruevski nuk mund të injorojë partinë do të ketë legjitimitetin e shqiptarëve

Retorika politike para fillimit të fushatës zgjedhore, paraprihet nga debati rreth mundësisë që mund të zgjedh pretendenti kryesor për të fituar zgjedhjet, Nikolla Gruevski se cila parti do t’i përfaqësojë shqiptarët në qeverinë e ardhshme.

Duke u bazuar në verdiktin e fituesit, analistët mendojnë se kjo dilemë tashme i takon të kaluarës dhe mesazhet e Gruevskit se mund të bëjë përjashtime eventuale për formimin e  qeverisë, pa përfshirjen eventuale të partisë fituese te shqiptarët është vetëm retorik politike paraelektorale e kryeministrit.

“Mesazhet e Gruevskit partitë shqiptare duhet t’i lexojnë mirë dhe drejt që të mos i japin hapësirë që ai të bëjë zgjedhjen e subjektit shqiptar që do të marrë pjesë në Qeverinë e Maqedonisë, por pjesëmarrëse të jetë ajo parti që do të ketë vullnetin e votuesve shqiptarë”.

“Në të kundërtën, të gjithë ato subjekte që pretendojnë që pa legjitimitet të inkuadrohen në qeveri, do të shndërrohen në një vegël, në instrument të Gruevskit, i cili do t’i keqpërdorë në të gjitha mundësitë dhe rastet që do t’i ketë”, konsideron Naser Zyberi, njohës i çështjeve politike dhe ish-deputet në disa përbërje parlamentare.

Mesazhet e tilla të kryeministrit, sipas komunikologut Petar Arsovski, kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike në fushatën për zgjedhjet e dyfishta.

Ai thotë se edhe vetë kryeministri është i vetëdijshëm se në qeveri duhet të përfshihet partia shqiptare fituese e zgjedhjeve.

“Ai mund të fitojë pikë minimale politike në bazë etnike, pra te maqedonasit, por njëkohësisht ai forcon pozicionin edhe të partisë shqiptare, BDI-së. Mendoj se nuk mund të bëhen qeveri mono-etnike, pasi partneri shqiptar duhet të gëzojë besimin e shumicës së shqiptarëve”.

“Asnjëherë nuk do të mund të kthehet ajo situatë në Maqedoni që një parti maqedonase pa pasur ndonjë krizë serioze politike të përfshijë në qeveri partinë që ka fituar më pak vota te shqiptarët. Pra, nuk mundet që pa një koalicion paraprak zgjedhor të zgjidhni partinë, me të cilën do të bënit koalicion pas zgjedhor, është elektorati ai që vendos se kush do t’i përfaqësojë në qeveri”, vlerëson Arsovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button