Kuçi: Konsensus për ratifikimin e marrëveshjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Matjen e Territorit, Hivzi Islami ka thënë se sipas të gjitha dokumenteve, Kosova nuk humbë asnjë metër katrorë. Edhe kryeministri Isa Mustafa e ka mbështetur këtë raport duke thënë se Kosova nuk humb territor me shënimin e vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi, njofton Rtv21, përcjell Portalb.mk.

Mirëpo, zëvendëskryeministri, Haredin Kuçi pati kërkesë tjetër. Ai tha se para miratimit në Kuvend, duhet të arrihet një konsensus mes spektrit politik në vend.

“Ende duket se edhe ky raport nuk i ka hequr dilemat e njerëzve që janë të pozicionuar në njërën apo anën tjetër, qoftë bindje e tyre politike, personale, rajonale apo bindje tjetër. Nga ky këndvështrim ka nevojë që lidershipi i Kosovës t’i bëjë një angazhim shtesë për ndërtimin e një konsensusi nacional dhe në këtë drejtim në radhë të parë brenda koalicionit, por duket se këtu nuk mjafton koalicionit, por ka nevojë për konsensus tjetër politik dhe do të thosha edhe me ata të partive tjera politike, por edhe me ata profesionist të caktuar dhe banorët lokal”, ka thënë Kuçi.

Sipas këtij raporti Kosova ka sipërfaqe prej 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button