Kodheli takon Ali Ahmetin: Shqiptarët e Maqedonisë, pjesë e shtetformimit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhej në Strugë këtë të premte, ku zhvilloi një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Pas takimit, duke iu referuar zhvillimeve në Maqedoni, Kodheli deklaroi se shqiptarët e Maqedonisë jane pjesë e shtetformimit dhe beson se rruga euroatlantike pa kthim të Maqedonisë është e vetmja gjë, ku duhet te fokusohet politika maqedonase, njofton Portalb.mk.

Ministrja Kodheli shpreson që të gjendet mirëkuptimi dhe një marrëveshje e drejtë, që hap rrugën e reformave dhe ecjes së qetë në integrimin euro-atlantik. Në Struge, ministrja Kodheli mbajti edhe një ligjeratë në një Universitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button