Veliaj: Së shpejti nis ndërtimi i xhamisë së madhe në Tiranë

Është drejt zgjidhjes konflikti për ndërtimin e xhamisë së madhe në tokën e Namazgjasë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, gjatë takimit me kreun e ri të myslimaneve Skënder Bruçaj, ka deklaruar se punimet pritet të nisin së shpejti. Sipas tij, pas anulimit të lejes për ndërtimin e godinës së pronarëve në tokën e tyre, qeveria po shikon mundësitë e gjetjes së një marrëveshjeje. Vetë pronarët pohojnë se janë ende në pritje të zgjidhjes nga ana e qeverisë.]

Ndërsa kreu i komunitetit mysliman ka mohuar të ketë probleme financiare për ndërtimin e xhamisë së madhe.

Problemet për ndërtimin e xhamisë së madhe nisën në tetor të vitit të kaluar, kur KKT-ja anuloi lejen për ndërtimin e një godine polifunksionale, në pronën e familjes Kruja. Pronarët kishin rënë dakord t’i dhuronin komunitetit mysliman dy mijë metër katror tokë, e nevojshme për ndërtimin e xhamisë, e si këmbim kërkonin që ndërtesa e tyre të përfitonte nga e njëjta leje ndërtimi. Vetë komuniteti e kishte tokën për xhaminë, por për shkak se një pjesë e saj ishte kthyer në një pozicion të papërshtatshëm, ndërtimi nuk ishte i mundur. Me anulimin e lejës për godinën pronaret tërhoqën edhe dhuratën ndaj myslimaneve, duke bërë të domosdoshme një marrëveshje të dytë mes palëve.

Prej dy ditësh, myslimanet po drejtohen nga një kryetar i ri. Skënder Bruçaj është i pari ndër drejtuesit e komunitetit me moshë kaq të re, 38 vjeç. Ai vjen nga shkolla turke e myslimanizmit dhe zotëron katër gjuhë të huaja. 

Lajme të ngjashme

Back to top button