Shakira sërish në gjykatë, akuza për plagjiaturë të këngës “La Bicicleta”

Gjykata në Spanjë ngriti procedurë kundër këngëtares kolumbiane Shakira dhe Carlos Vives, për shkak të gjoja plagjiaturës lidhur me këngën “La Bicicleta”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Madridit pranoi padinë e këngëtarit kubanez Livan Rafael Castellanos Valdes, i cili e ngriti kundër dy bashkëkombasve.

Valdes pohon se kënga “La Bicicleta” spoti i të cilit u publikua në vitin 2016 është plagjiat i këngës së tij “Yo te quiero tanto” të cilën e ka incizuar në vitin 1997.

Në padinë e tij Valdes, përveç Shakiras dhe Vives, padit edhe Shtëpitë e produksionit Sony Music Latin, Sony Music Entertainment, Sony ATV Publishing Holdings Spain dhe EMI Music Publishing Spain.

Kënga “La Bicicleta” e cila në përkthim do të thotë ‘biçikletë’ është shpërblyer edhe me çmimin Grammy në kategorinë e muzikës latinoamerikane. Kënga është shitur në 210 mijë kopje.

Këngëtarja kolumbiane Shakira veç më ka aktvendim për plagjiat nga gushti i vitit 2014 kur një gjykatës njujorkez e dënoi për shkeljen e të drejtave autoriale lidhur me hitin “Loca” nga viti 2010.

Atëherë në gjykatë është dëshmuar se ‘Loca” është këngë plagjiat të cilën e ka bërë muzicienti dominikanas në vitin 1998.

Shakira më herët është akuzuar edhe për hitin e saj të madh, kënga e Kampionatit Botëror në futboll në vitin 2010, “Waka Waka – This is Africa” s’e e ka marrë nga bendet karibiane dhe afrikane nga vitet e 80-ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button