Peshku pellazg në liqenin e Ohrit

Në liqenin e Ohrit jetojnë mbi 17 lloje të peshqve. Për këtë rast do të përmendi lloin e peshkut Pelasgus minutus. Ky peshk është pagëzuar me këtë emër qysh më 1924, prej ihtiologut Stanko Karaman. Peshku pellazg jeton në liqenin e Ohrit, Prespës, Shkodrës si dhe në disa lumej të Shqipërisë. Ky hidrobiont, jetonën në ato ujëra të cilat kanë shtrirje gjeografike të kufizuar. si habitat gjendet vetëm në Ballkan në ujërat e hapësirës gjithë shqiptare. Peshku ka trup të vogël, përafërsisht ka madhësinë e cironit, është notues i mirë shumohet në mënyrë natyrale përmes ikrave, ushqehet me larva, insekte dhe krymba të ndryshëm.

Përshkak të kushteve të ndryshme të mjedisit jetësore, janë krijuar disa specizime. Prandaj dallojmë këto specizimeve të peshkut Pelasgus minutus : P. stimpholicus, P. epiroticus, P. marathonicus, P. prespensis, P. thesproticus, P. Laconicus.

Të gjitha këto varietete – specizime të peshkut pellazg, jetojnë në ujërat të qeta dhe të rrëmbyeshëm, të lumejve dhe liqejve në Shqipëri si dhe deri në zonat e thella më jugore të Greqisë.

Shkencëtari Karaman ka pasur plot dashuri dhe respekt për popullin shqiptar dhe etnogjenezën e tij pellazgjike. Prandaj me dashamirësi e ka pagëzuar këtë llojë peshku me emrin pellazg.

Pelasgus minutus Karaman 1924, habitat i liqenit të Ohrit

Punuar nga Mr. Musa Musai

 

Lajme të ngjashme

Back to top button