Trump mesazh Kryeministrit Rama

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një mesazh falënderimi Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për urimin me rastin e zgjedhjes si president, raporton Anadolu Agency (AA).

Mesazhi është bërë publik nga Kryeministri i Shqipërisë, Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin” shkruan ai dhe më pas citon mesazhin e presidentit amerikan si vijon: “I dashur Kryeministër. Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësi të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button