Me paratë e qytetarëve, Taleski do të inçizojë film për “sukseset e qeverisjes së tij”

Kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski me paratë e qytetarëve do të inçizojë film dokumentar për “sukseset e qeverisjes së tij”. Sipas qëllimeve, filmi duhet të bëhet për “Zhvillimin e Manastirit gjatë viteve 2005-2017”, njofton Portalb.mk.

Ideja e Taleskit do të kushtojë 508.474.58 denarë nga buxheti i komunës, gjegjësisht rreth 8.00 euro pa tatim për vlerën e dhënë (TVSh).

Në detyrën e projektit qëndron se “me rritjen e numrit të projekteve të realizuara në Komunën e Manastirit, është bërë ndryshim i rëndësishëm i imazhit të komunës, në krahasim me periudhën prej vitit 2005”, si dhe ajo se filmi dokumentar, duhet t’i plotësojë edhe “parimet e llogaridhënies dhe transparencës”.

Lajmi në filmin e Taleskit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, veçanërisht tek opozita.

“Për të inçizuar film Taleskit nuk i nevojiten para, por ajo që e ka bërë 12-të vitet e kaluara është një fotografi e zbrazët, ku ka gjithçka, duke përfshirë krimet, vetëm zhvillim dhe avancim jo. Më intereson se në film a është parashikuar pjesa ku ai është ”personazh kryesor” në hetimin e PSP-së” reagoi këshilltarja e VMRO-Popullore.

Në projekt akoma shkruan se Komuna e Manastirit posedon film të llojit të tillë për periudhën prej vitit 2005 deri 2012, por i njëjti është punuar me teknologji të vjetër dhe nuk e përfshin periudhën pre 12 viteve, që paraqet lëndë për detyrën e re.

Zëdhënësja e Komunës së Manastirit, Natasha Tashkova, sot nuk u përgjigj në thirrjet e gazetarëve që të tregojë se ku mund opinioni ta sheh dokumentarin e parë për qeverisjen e Talevskit.

Talevski është nën hetimin e Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Transporter” për krim të rëndë 360.000 eurosh me transportin pa pagesë shkollor.

Ai vjet gjatë verës, tre muaj ka qenë në arrestim shtëpiak. Së bashku me të është dyshues edhe sekretari i Komunës, Sllobodan Bonçanovski, edhe dhjetëra drejtor të tjerë të shkollave dhe transportues të përfshirë në ngjarje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button