Fshati Banjishtë ende ka namin e mullinjve të vjetër

Fshati Banjishtë që dikur njihej si hambari i Dibrës, vazhdon të mbajë namin si fshati i mullinjve të vjetër.

Gurët që dikur bluanin drithin e fshatrave për rreth, kanë pushuar prej kohësh. Gjurmët e nëntë mullinjve të fshatit mezi vërehen, por ata ekzistojnë bashkë me të kaluarën që e bënë të njohur fshatin Banjishtë si fshati i mullinjve.

Kulturat e shumta drithore , dibranët i kanë bluar në mullinjtë e shumtë që gjinden në fshatin Banjisht, të cilin fshat ende e thërrasin si “Fshati i mullinjve” meqë në këtë fshat kanë funksionuar nëntë mullinj.

“Dikur në këtë fshat ka pasur nëntë mullinj. Në orët e ditës dëgjoheshin gurët që bluanin kulturat drithore. Dy mullinjtë e fundit kanë punuar deri në vitet e 70-ta. Këta mullinj kanë qenë pronë e Kadri Radoveshit dhe Ferde Arangjellovski. Familjet e tyre janë shpërngulur në Shkup dhe në Dibër. Në saj të harresës  edhe vetë mullinjtë e Banjishtit gati janë rrënuar, shprehet Krste Stefanovski, banor i fshatit Banjisht.

Në këto mullinj është bluar drithi për qytetin e Dibrës, për fshatrat Sollokiç, Spas, Konjarë, Xhepishtë, Otishan, Taranik, Shullan si dhe për fshatin Reçicë dhe  Elevcë ku nuk kanë pasur mulli, ndaj në saj të nevojës së madhe kanë ardhur deri në fshatin Banjisht”, shprehet ai.

Për dallim nga ato vende,  mulli ka pasur vetëm në  fshatit Kosovrast të Dibrës. Sipas banorëve të këtij fshati kanë ekzistuar tre mulli, dhe njëra prej tyre akoma është në funksion por shfrytëzohet vetëm  në raste të ndryshme. Në këtë mulli kanë bluar drithin e tyre edhe banorët e Rekës dhe Zhupës. 

Rajoni i Dibrës si vend malor në të cilin përherë ka pasur prodhim të drithërave për nevojat shtëpiake, tani kjo sasi i llojeve të ndryshme të drithërave nuk gjendet në tregun e qytetit. Tradita e këtillë është shuar, në krahasim me vitet e tjera ku ka pasur kultura të shumta drithore. Kjo ka ardhur në saj të migrimit masiv dhe mos dëshira e të rinjve që të merren me bujqësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button