Vazhdon dhuna në Shkup, janë rrahur dy tinejxherë

Dhuna e ditëve të kaluara ka vazhduar edhe dje, mësohet nga buletini më i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Dje në Shkup ka pasur dy sulme fizike të grupeve. Rasti i parë ka ndodhur në autobusin e NPK në linjën 50. Në stacionin e autobusit tek ASUC, rreth orës 13, një 16 vjeçar është sulmuar nga disa dhunues, tani për tani të panjohur. Më pas të njëjtët kanë zbritur nga autobusi dhe kanë ikur.

Gjysmë ore më parë, është sulmuar një 18 vjeçar, në autobusin e NPK-së në linjën 68, derisa ka udhëtuar nga Maxhari drejt ASUC-it.

Policia thotë se po punon për gjetjen e dhunuesve.

Rikujtojmë se dje gazetari i portalit “NOVATV”, derisa ka qëndruar në restorantin “Vodenica”, një person i moshës së re me kapelë në kohë, verbalisht e ka sulmuar, ndërkaq më pas e ka pështyrë në fytyrë, të mërkurën u gjuajt me vezë vetura e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, të martën u sulmuan fizikisht dy gazetarë të portalit A1on gjatë protestave të iniciativës proqeveritare “Për Maqedoninë e bashkuar”. Pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për televizionin e afërt me partinë e tij “Sitel”, në lidhje me atë se “ai nuk do të mbart përgjegjësi për destabilizim të situatës” dhe ftesës së tij “për mobilizim të popullit”, sulmet e dhunshm dhe tensionet gjatë kohës së fundit janë rritur.

Fizikisht është sulmuar edhe një vajzë, nga persona të panjohur, pasi që ajo ka pasur të vendosur shami në kokë.

Porositë nga “personat e fshehtë”, por megjithatë të përputhura me “skenarin” e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së, janë të adresuara ndaj partisë së Zaevit, pasi që i njëjti ra në pajtim për një ligj të ri për gjuhën shqipe, transmeton Portalb.mk.

“Mos e shisni shtetin”, porosi me këso përmbajtjesh janë shpërndarë në mbarë Maqedoninë për funksionarët e LSDM-së, pasi ata janë afër koalicionimit me BDI-në. Të njëjtat, janë të mbushura me nacionalizëm, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.

Gjithashtum “Mëhalla e Gjerë” e Manastirit, të martën në mëngjes ishte i vërshuar me bankënota të falsifikuar prej 1.000 denarëve të shtypura në gjuhën shqipe, por edhe me broshura në të cilat shkruhet “dënim prej 5.000 eurove për të gjithë ata që nuk dinë gjuhë shqipe”.

Më herët, u paraqitën disa shtabe të thyera të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, u demolua  kafeneja “Izlet, u sulmua fizikisht deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, ndërsa “Komitët”, tifozët e klubit futbollistik “Vardari” kanë rrahur disa kosovarë pas përfundimit të ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës.

Ministri i MPB-së të mërkurën në një konferencë për shtyp, tha se MPB-së i dënon ngjarjet e fundit dhe ju siguron se MPB do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

“Do të sanksionohet të gjitha përpjekjet për prishjen e rendit dhe paqes publike”, tha Nuhiu.

Për ta kulmuar situatën e tensionit, Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin Zaevit, pasi që sipas tij ai “po e shet Maqedoninë”, gjë që në mënyrë plotësuese ka nxitur urrejtje në bazë nacionaliste, por edhe mes aktivistëve partiak. /Portalb

LEXO: Incidentet, tentimet e fundit të dëshpëruara të VMRO-së, kujdes nga provokimet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button