Gostivar, fëmijët viktima të dhunës do të hetohen në një qendër speciale

Fëmijët, viktima të dhunës, dëshmitar ose kryerës të veprave kriminale, në rrethinën e Gostivarit në të ardhmen do të dëgjohen në hapësira special të bëra vetëm për këtë qëllim, që do të bëhen në pjesën e  stacionit të vjetër policorë në Gostivar e cila do të rikonstruohet plotësisht.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim në mes Komunës së Gostivarit dhe UNICEF-it. Kryetari Bejta dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Bertan Demullen,  zyrtarizuan bashkëpunimin me nënshkrimin e memorandumit.

“Kur fëmijët vijnë në konflikt me ligjin, duhet të udhëhiqemi nga ajo se cili është interesi i tyre. Kuadrot  e profesionalizuara të cilët punojnë me fëmijët patjetër të kenë hapësira dhe mjete për të punuar. Gjithashtu me rëndësi është që kuadrot e profesionalizuara të jenë të trajnuar për të biseduar me fëmijët, për t’i ikur traumatizmit dhe dhunimit të serishëm të fëmijës”, tha Dumlen

“Kontakti i parë i fëmijës me policinë është shumë i rëndësishëm. Me këtë iniciativë, duam që ky kontakt të bëhet në një ambient ku fëmijët do të ndihen të sigurt”, tha Nevzat Bejta.

Në këtë projekt do të inkuadrohen punonjës social, gjyqtarë dhe prokurorë. Për projektin do të harxhohen1.8 milion denarë, nga të cilët 400 mijë denarë janë siguruar nga buxheti komunal, ndërsa të tjerët nga UNICEF-i. Pritet që hapësirat për këtë projekt të jenë gati për rreth një muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button