Samsung prezantoi aplikacionin falas për muzikë, Milk Music

Samsung ka prezantuar shërbimin e saj më të ri për muzikë të quajtur Milk Music. Milk Music është një aplikacion që mund të shkarkohet falas në Google Play Store.

Ky aplikacion është ekskluzivitet i telefonave inteligjentë Samsung si Galaxy 4, Galaxy S3, Galaxy S4, Note 2 dhe Note 3.

Shërbimi i liderit global të telefonave, i quajtur Milk Music, sot ka debutuar në SHBA me mbi 200 stacione dhe 13 milionë këngë.

Në këtë aplikacion janë 9 zhanre të ndryshme të muzikës dhe dy stacione kryesore si Spotlight dhe My Stations të cilat do të luajnë muzikën më moderne nga artistët e njohur si p.sh., Jay-Z. Stacionet e preferuara mund të shtohen në seksionin “Stacionet e mia”, ndërsa këngët individuale mund të etiketohen si të preferuarat e përdoruesve, apo të shënohen si këngë të cilat nuk duhet të shfaqen në listë, në rast se ato nuk pëlqehen.

Ky aplikacion lidhet me valë dhe me rrjetin 3G.

Lajme të ngjashme

Back to top button