Vakumi juridik që shkaktoi grusht shtet!

Vakumi kushtetues për faktin se nuk është e përcaktuar adresa gjegjësisht organi apo trupi i autorizuar që bënë INTERPRETIMIN e dispozitave kushtetuese, solli që realisht presidenti i shtetit të bëjë GRUSHT SHTET duke injoruar shumicën parlamentare si parimin thelbësorë të demokracisë . Me këtë injorohet në mënyrë arbitrare vullneti i shumicës së qytetarëve të vendit, me të cilën cenohet sovraniteti i vendit duke pasur parasysh faktin se sovraniteti buron nga qytetarët.

Secili ka të drejtën e interpretimit në veçanti ekspertët e fushës por shumë vende të botës e kanë të përcaktuar me kushtetutë se interpretimi i organit të autorizuar mbetet fjala e fundit.

Dhe në këtë kuptim, e kanë gabim të gjithë ata që pohojnë se kushtetuta nuk interpretohet por vetëm duhet të lexohet mbase secili mund ta lexojë apo interpretojë në mënyrën e vetë.

Pa dyshim se interpretimi i disa ekspertëve është noshalant dhe i anësuar në provenienca politike, ndërsa interpretimi i disa ekspertëve tjerë plotësisht i argumentuar është në korniza të shkencës, teorive politike dhe sundimit të së drejtës por edhe këta në ndonjë formë stigmatizohen si të anueshëm nga ndonjë provenience.

Kjo kakofoni e shkaktuar kuptohet duke u zbatuar nga pushteti me pijar strategji përkatëse duke përfshirë ekspertët MEGAFON bëri që edhe çështjet e verifikuar dhe të praktikuara shkencërisht dhe politikisht nga fusha e të Drejtës kushtetuese masës së gjërë tu duken të dyshimta ndërsa qasjet e shtrembëruara dhe lajthitëse tu duken të drejta dhe të vërteta .

Gjërat mbase janë edhe të kuptueshme, por kurë shteti është i uzurpuar nga banda politike , mungesa e adresës së autorizuar për këto interpretime mundëson dominimin e vullnetit të kidnapueseve të pushtetit mbase edhe vet shtetit.

E vërteta qëndron te e drejta dhe drejtësia, ndërkaq drejtësia në këtë shoqëri që moti nuk duket kund!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button