Maqedoni, ja se çfarë hapash do të ndërmarrin partitë parlamentare pas vendimit të Gjorge Ivanovit

Nëse Ivanov nuk ndërron mendje, partitë parlamentare do të marin në duar të tyre mandatimin e Zoran Zaevit. Kështu bënë të ditur shumica e krerëve të partive parlamentare të Maqedonisë për Portalb.mk.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami bërit të ditur se nëse Gjorge Ivanov nuk ndërron mendje, rruga e vetme e mandatimin të Zoran Zaevit është Parlamenti dhe se do të angazhohen dhe më tutje që të kemi një mandatar me të cilin do të fillojmë bisedimet për formim të Qeverisë së re.

“Do të angazhohemi që edhe më tutje të kemi një mandatar me të cilin do të flasim për qeveri dhe dalje nga kriza e thellë në të cilën gjendet Maqedonia. Mendoj se rruga është përmes Parlamentit dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të konsultohemi me partitë politike” u shpreh për Portalb Bilall Kasami.

Ndërsa përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët shtoi se do të marrin pjesë për zgjedhje të kryesuesit të Parlamentin i cili do të mandatojë kreun e LSDM-së, sepse janë për formim të insitucioneve të cilat përkrahen nga pjesa dërmuese e qytetarëve të Maqedonisë ngaqë kjo paraqet edhe dinjitet i qytetarëve të Maqedonisë pavarësisht përkatësisë kombëtare që i takojnë.

“Ne kemi shprehur qëndrimet tona që në fillim, ne jemi për Qeveri reformuese të mirëfilltë, për depolitizim të institucioneve duke u nisur nga shteti i së drejtës duke forcuar kështu institucione që do të kenë përkrahjen e qytetarëve dhe kjo përkrahje u dëshmua në zgjedhjet e 11 dhjetorit me qëllim që të kemi institucione demokratike. Ky është edhe qëllimi që ia kemi dhënë nënshkrimet zotri Zaev. Jemi kundër anarkisë të cilën e dëshmoi zotri Ivanov. Ky ka qenë dhe është përcaktimi ynë i cili është dinjitet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pavarësisht përkatësisë kombëtare” u shpreh Ziadin Sela.

Krahas kësaj, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shtoi se një nga opsionet e dukshme për mandatim të tij është të “thirret seancë parlamentare për të zgjedhur një kryesues i cili do t’më mandatojë mua për formim të Qeverisë” duke shtuar se hapat që do të ndërmerren do të jenë në pajtueshmëri me praktikën, Kushtetutën dhe ligjin në Maqedoni.

“Nëse Ivanov nuk ndërron mendim, një nga opsionet e dukshme është që të thirret seancë parlamentare për të zgjedhur një kryesues i cili do të më mandatojë mua për fillim të bisedimeve për formim të Qeverisë së re. Po kjo nuk nënkupton se Qeveria do të formohet. Po besoj se ecuria e ngjarjeve do të ndodh në pajtueshmëri me praktikën në Maqedoni. Që nënkupton: dhënie e mandatit, bisedime koalicionuese, arritje e marrëveshjes, konstituimi i parlamentit, për të sjellë vendime. Të gjitha mundësitë janë të hapura por me rëndësi është të udhëhiqemi në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Zoran Zaev.

Nga ana e Bashkimit Demokratik nuk prononcohen për këtë çështje.

Përndryshe, kjo mundësi e mandatimit të Zoran Zaevi nga kryesuesi i Parlamentit vje pasi presidenti aktual i Maqedonisë, Gjorge Ivanov refuzoi t’ia jep mandatin kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaevit edhe pse ai tashmë ka arritur të sigurojë 67 nënshkrime.

Kryetari i Parlamentin mund të zgjidhet në rast se thirret seancë parlamentare nga partitë parlamentare.

Sipas ekspertëve të Kushtetutës kjo mundësi mandatimi është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button