Capital T është ‘tjetër’…

Rep artisti i njohur Capital T, bën me dije përmes faqes së tij zyrtare kohë pas kohe se është duke punuar në këngë e krijime të reja.

Një këngë me Vedat Ademin dhe një bashkëpunim tjetër me 2Po2 e Lyrical Son, janë risitë që po priten të publikohen së shpejti.

E derisa fansat e tij duket se po presin me padurim risitë nga Capital T, e që këtë e bëjnë të ditur përmes komenteve të lëna në rrjete sociale, i adhuruari i tyre i njofton edhe për diçka tjetër.

Trimi në ‘Twitter’ ka lënë një mbishkrim i cili thotë “Unë jom tjetër’, ndërsa kjo i ka bërë përshtypje shumë fansave të tij të dinë diçka më shumë rreth kësaj dhe çka ka ndryshuar kështu tek Capital që pohon se ai është tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button