Vdes 3-vjeçarja në Prizren

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se dje në Prizren, saktësisht në rrugën “Jul Variboba” ka humbur jetën një fëmijë (vajzë) e moshës 3 vjeç, shkruan Express, transmeton Portalb.mk.

Vajza ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një veturë, pasi që ngasësi i veturës kishte dalë nga automjeti pa u siguruar se vetura nuk do të lëvizë.

Përderisa shoferi po bisedonte me një qytetar vetura ka lëvizur prapa dhe e ka goditur për vdekje 3 vjeçaren. Lëndime të lehta ka pësuar edhe një qytetar i rastit e më pas vetura është përplasur me një veturë tjetër që ishte e parkuar.

“Dje, rreth orës 16:30, në orët e pasdites, një shofer e kishte ndaluar automjetin në rrugën “Jul Variboba” dhe kishte dalë pa u siguruar se automjeti nuk do të lëvizë dhe përderisa shoferi i pakujdesshëm po bisedonte me një qytetar vetura ka lëvizur prapa dhe e ka goditur një fëmijë tre vjeç. Lëndime të lehta ka pësuar edhe një qytetar e më pas vetura është përplasur me një veturë tjetër që ishte e parkuar. Fëmija i lënduar është dërguar në spitalin rajonal, mirëpo nuk i ka përballuar plagët. Shoferi i pakujdesshëm është arrestuar”- thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Express

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button