Dhunohen dhe vidhen lokalet e RTV MITROVICA

Mbrëmë pas mesnate persona ende të paidentifikuar dhunuan lokalet e RTV Mitrovica, me ç’rast, me mjete të forta, thyen dyer e orendi dhe vodhën kamerat dhe pajisje tjera të televizionit.

“Këto pajisje mund të përdoren vetëm nga  televizionet, radiot  dhe  produksionet profesionale andaj luten kolegët nga televizionet dhe radiot tjera në Kosovë dhe jashtë saj që në rast se joshën për të blerë këto pajisje nga hajnat që i vodhën ato të lajmërojnë  RTV Mitrovica apo policinë”, thuhet në njoftimin publik të këtij televizioni. 

Lajme të ngjashme

Back to top button