SHBA-Rusisë: Krime është e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Rusinë se çdo lëvizje drejt aneksimit të Krimesë do të mbyllte përfundimisht dyert e diplomacisë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry i komunikoi homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se Krimea është pjesë përbërëse e Ukrainës dhe se Moska duhet të shmangë çdo provokim ushtarak.

Ndërkohë, presidenti Obama është duke diskutuar për krizën në përshkallëzim me liderët botërorë.

Paralajmërimi i Uashingtonit vjen një ditë pasi ushtarët rusë qëlluan në ajër, duke detyruar një skuadër vëzhguesish ndërkombëtarë që të ktheheshin mbrapsht nga Krimea.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSCE) përcaktoi se asnjë prej skuadrës së saj nuk u lëndua në incidentin e ndodhur në Armyansk.

Kjo është hera e tretë që trupat pro-ruse në kontroll të gadishullit pengojnë OSCE-në që të hyjë në Krime. /TCH/

Lajme të ngjashme

Back to top button