fbpx

Deklarata e parë e Torresit pas lëndimit të mbrëmshëm

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres mbrëmë pësoi një lëndim të rëndë, pas një dueli në ajër me një lojtar të Deportivo La Corunas, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Në barazimin prej 1 me 1 të Atletico Madridit ndaj La Corunas, ish-sulmuesi i Liverpoolit nuk arriti ta përfundojë takimin pas kishte humbur vetëdijen pas përplasjes në minutën e 85 me një lojtar kundërshtar.

Lojtarët reaguan menjëherë dhe gjithashtu edhe stafi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë dhe e dërgoi në spital.

Torres, pas këndelljes, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është më mirë dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe për mesazhet inkurajuese. Ishte vetëm paksa frikësuese. Shpresoj të rikthehem shpejtë”, ka shkruar Torres

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close