De Biasi pret Palermon, skuadrën që e joshi për t’u larguar nga kuqezinjtë

Në Itali kanë nisur të ftojnë tifozët për të mbështetur sa më shumë “të kaltrit” për ndeshjen e radhës kualifikuese në Botërorin 2018, një përballje me Shqipërinë që premton stadiumin plot, pavarësisht largësisë për mbështetësit kuqezi, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Gianni De Biasi do të rikthehet në impiantin e skuadrës, që e joshi të paktën dy herë për të lënë kombëtaren kuqezi, ndërsa tekniku italo-shqiptar rrëfen amtosferën para përplasjes së 24 marsit.

“Fola dy herë me presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini, por në të vërtetë nuk kisha dëshirë të braktisja kombëtaren shqiptare të futbollit në mes të aventurës. Nuk ishin kushtet e duhura për ta bërë këtë. Por nëse me Palermon kishte kontakte të drejtpërdrejta, me Cagliarin nuk ekzistonin të tilla”, tha Gianni De Biasi për pistën e re që iu ofrua dhe e refuzoi.

“Një muaj më parë isha në Palermo për të parë hotelin, stadiumin dhe logjistikën e skuadrës kombëtare shqiptare. Është gjithmonë kënaqësi të vizitoj atë qytet. Për mua është si një zhytje në të kaluarën. Në fund të këtij sezoni skadon kontrata ime me FSHF-në dhe për këtë do të flas me drejtuesit, pasi zgjedhjet bëhen mes dy palësh. Mund të marr edhe angazhimin në një klub, nëse ka dëshirë për një projekt serioz”, tha trajneri i përfaqësueses kuqezi, fjalë të cilat shtojnë presionin te FSHF-ja, ose ndoshta janë mënyrë për të shtuar disa mijëra euro në akordin me kuqezinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button