FIFA: Kosovarët e Zvicrës mund të luajnë për Kosovën

Fotot e Xherdan Shaqirit, Valon Behramit, Granit Xhakës, Adnan Januzajt e Besart Berishës, ishin të vendosura në një pankartë në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës ku u luajt ndeshja miqësore historike, Kosova – Haiti.

Pikërisht fotoja e Shaqirit me shokë, zgjoi kurreshtjen e mediave zvicerane, për të pyetur në FIFA, nëse vëretetë kosovarët e Zvicrës mund të luajnë për Kosovën. “Tifozët ishin të gëzuar. Në pankartë shkuante “we need you (na nevojiteni”. Por, a mund t’i bashkohen Kosovës yjet tanë? Përderisa ata kanë luajtur për Zvicrën?”, pyet gazeta ‘blick.ch’.

Për herë të parë, një zyrtar i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, e pranon se kosovarët e Kombëtares së Zvicrës dhe të tjerave, mund t’i bashkohen Kosovës. Kështu, thotë drejtori për komunikim i FIFA-s, Walter De Gregorio. “Po, gjasat janë të mëdha që Shaqiri me shokë janë që ata mund të luajnë për Kosovën, kurdo që ata e dëshirojnë këtë”, ka thënë De Gregorio për ‘blick’.

Kosova nuk është anëtare e FIFA-s. Për këtë arsye, Shaqiri nuk është pjesë e miqësoreve të Kosovës. “Nuk dua të jem pjesë e miqësoreve, por gjërat mund të ndryshojnë”, ka thënë Shaqiri. Por si mund të anëtarësohet Kosova në FIFA e UEFA. Mediumi zviceran përmend tri opsionet./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button