Thuajse 13 mijë gra janë vrarë brutalisht në Siri

Të paktën 12,813 gra u vranë në sulmet e kryera nga regjimi sirian gjatë luftës civile në Siri, në tre vitet e fundit, bënë të ditur Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, organizata publikoi një raport të titulluar “Gratë siriane, e vërteta dhe dhimbja”.

Në raport thuhet se shumica e grave kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga regjimi sirian. 483 gra u qëlluan nga snajperët, ndërsa 31 prej tyre vdiqën nga torturat në qendrat e paraburgimit të qeverisë.

Raporti gjithashtu tregon se rreth 87 përqind e të vrarëve nga regjimi sirian ishin civilë, dhe 11 përqind e tyre janë gra.

Më shumë se 7,500 gra janë përdhunuar që prej fillimit të luftës dhe 850 nga këto raste kanë ndodhur në burgjet e kontrolluara nga regjimi sirian, ka deklaruar Rrjeti sirian.

Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut theksoi se më shumë se 4,000 gra janë duke u mbajtur në burgjet siriane.

Raporti deklaron se aktet e dhunës ndaj grave të kryera nga regjimi sirian janë krime kundër njerëzimit dhe i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të filluar një hetim./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button