Xhiro e 21 fillon të shtunën, dueli Shkëndija – Shkupi e rrezikut të lartë

Kampionati i Maqedonisë në futboll do të vazhdojë edhe këtë fundjavë, kur në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 21-t, të Ligës së parë futbollistike por këtë fundjavë fillojnë garat e sezonit pranveror edhe në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Në fakt kësaj jave xhiroja e 21 do të fillojë një ditë më parë, edhe pse të gjitha ndeshjet luhen si zakonisht të dielën. Është vendosur që të shtunën të luhet dueli Rabotniçki – Renova me fillim në ora 14.00, e që do të zhvillohet në stadiumin “Telekom Arena”.

Nga ana tjetër të dielën do të luhet derbi në mes dy ekipeve shqiptare, ku në Tetovë Shkëndija është nikoqire e ekipit të FC Shkupi, ndërsa sipas gjitha gjasave kjo ndeshje do të shpallet e rrezikut të lartë, pasi si zakonisht FFM duelet derbi i cilëson me rrezik të lartë, kështu ishte në dy duelet e fundit në mes Vardarit dhe Shkëndijës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button