Dielli nuk do t’ju ngroh shumë, era do t’ua përthan trupin

Moti sot në Maqedoni do të jetë me periudha dielli dhe vranësira të ndryshueshme. Do të fryejë erë veriore më e fuqishme në në pjesën perëndimore të vendit ku dhe do të ketë edhe kushte për paraqitje të shiut.

Temperatura maksimale do të arrijë deri më 13 gradë celsius ndërsa ajo minimale deri më 2 gradë celsius.

Edhe në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, paradite me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, ndërsa pasdite me kushte për shi të dobët. 

Në këtë ditë të freskët, mos ju gënjejë dielli, vishuni trashë nëse dilni sepse era ua përthan shpirtin. Nëse ndjeheni të lodhur, të tepërt apo të palumtur, melodia e Bjork mbase do tu bëjë më mirë. Ditë të mbarë! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button