SHBA operacion kundër Al Kaedës në Jemen

Njoftohet se forcat amerikane kanë kryer një operacion kundër pozicioneve të Al Kaedës në rripin Muxhan, në rajonin Ebjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet vendore kanë bërë të ditur se pas operacionit të bërë me helikopter në rripin Muxhan në Zenxhibar të Ebjenit, kanë ndodhur përleshje me armë me persona të cilët kanë qenë në atë rajon. Ndërkaq lajmërohet se një aeroplan ushtarak njëkohësisht ka bombarduar disa pozicione në këtë zonë, për të cilat pohohet se i takonin Al-Kaedës.

Ndërkohë, qeveria amerikane dhe autoritetet e Jemenit nuk kanë publikuar asnjë deklaratë zyrtare.

Bëhet e ditur se kjo është hera e parë që njësitë e parashutistëve të ushtrisë amerikane bëjnë operacione në Ebjen.

Paraprakisht, në një sulm me avion pa pilot në fillim të muajit shkurt ndaj një pozicioni afër rripit Muxhan, kishte humbur jetën një nga liderët e Al-Kaedës, Xhelal Belidi, së bashku me dy militantë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button