fbpx

Kartelat shëndetësore thuajse të pavlefshme!

Kartelat shëndetësore të cilat pritet të zëvendësojnë përfundimisht librezat e vjetra, tani për tani si duket shërbejnë vetëm si zëvendësim i kartonëve të kaltër.

Mjeku Sedat Lumani, bën të ditur për Portalb, se sistemi i punës me kartelat shëndetësore për momentin nuk është duke funksionuar dhe se ato njëherë për njëherë kryejnë punën vetëm si zëvendësim i kartonëve të kaltër.

“Ne i përdorim kartelat elektronike shëndetësore, mirëpo sistemi nuk funksionon ende, prandaj ato për momentin janë në vend të kartonëve të kaltër”, tha Lumani.

Nga ana tjetër Zëdhënësi i Fondit për sigurim shëndetësor, Branko Axhigogov kohë më parë tha se afati për pajisje me kartela elektronike shëndetësore është deri në qershor të vitit 2014 dhe se deri më tani qytetarët janë informuar nëpërmjet mediave si dhe ueb faqes  tonë për procedurat e aplikimit.

Kurse sa i përket funksionimit të sistemit elektronik, nuk arritëm që të marrim përgjigje nga FSSHM, edhe pse afati për heqjen e përhershme të librezave mjekësore po afrohet.

Ndërkaq qytetarët vazhdojnë të ankohen për parregullsitë në institucionet shëndetësore, në ët cilat sipas tyre asgjë nuk funksionon siç duhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button