fbpx

Aguero: Dëshiroj të qëndroj në Manchester City

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero deklaroi se dëshiron të qëndrojë në Manchester City me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Me këtë Aguero përgënjeshtroi spekulimet se dëshiron të braktisë “qytetarët”, por megjithatë la mundësi që klubi të vendos për transferin e tij në qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me ardhjen e Gabriel Jesus nga Brazili, statusi i Agueros në ekip u ndryshua.

“Kam tre muaj që të jap gjithçka nga vetja, siç kam thënë gjithmonë. Do të shohim se çfarë do të ndodh në qershor. Tjetër gjë është kur klubi zyrtarisht thekson se dëshiron të qëndroj, ndërsa diçka tjetër kur atë ma thonë mua personalisht. Qëllimi im është të qëndroj. Klubi mund të thotë çfarë të dëshirojë, por në qershor doemos duhet të takohet me mua”, tha Aguero për mediat spanjolle.

Ai më tej tha se “Nuk dëshiroj të mendoj se çfarë do të ndodh me karrierën time në të ardhmen. Shpresoj se në qershor mund të fitojmë ndonjë medalje, që është më me rëndësi, e më pas do të shohim”.

Aguero në Manchester City erdh nga Atletico Madrid në korrik të vitit 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button