Rusët shënojnë shtëpitë e muslimanëve në Krime

Raportet nga Krimea bëjnë të ditur se një grup i njerëzve rus-folës kanë bërë hartimin e listave me emrat dhe adresat e Tatarëve dhe kanë shënuar shtëpitë e tyre me një X.

Banorët kanë treguar se kanë parë një bandë që po i shënonte dyert e shtëpive të tyre në lagjen e Aqchuqraq të dominuar nga Tatarët.

Ata kishin lajmëruar policinë për incidentin, por policia kanë thënë se nuk mund të bëjnë asgjë për të ndaluar bandën, transmeton Mesazhi.

Sipas udhëheqësit të sektorit për të drejta nga qendra Kavkaz, Dimitry Yarosh ka paralajmëruar se rusët ishin duke u përgatitur për masakër ndaj Tatarëve në Krime.

Duke thënë se ka paralajmëruar spitalet në Krime të përgatiten për të pritur numër të lartë të viktimave, Yarosh pohoi se Rusia ka ngritur ekipe për të kryer vrasjen e Tatarëve të Krimesë.

Tatarët Krimesë janë muslimanë turk –folës vendas në gadishullin e Krimesë, që përbëjnë  rreth 13 % të popullsisë së saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button